15.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Shenjat alarmuese që tregojnë se keni nevojë urgjente të shkëputeni nga puna

Shumë studime tregojnë se nëse punoni më shumë seç duhet, trupi juaj nuk do të jetë i shëndetshëm jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht dhe emocionalisht. Mirëpo, si ta kuptoni që po punoni shumë? Këto shenja mund t’ju ndihmojnë të krijoni një balancë pune dhe jetë.

Duhet shumë përpjekje për t’u ndjerë i lumtur

Ekzistojnë disa studime përfundimtare që tregojnë se ka një lidhje të fortë mes punës së tepërt dhe depresionit. Një studim në vitin 2020 tregoi se qëndrimi shumë orë në zyrë mund të shkaktojë episode depresive të mëdha tek punëtorët e moshës së mesme. Ndjenja e pakënaqësisë mund të jetë normale për këdo, por incidentet e shpeshta të pakënaqësisë tek një individ janë një shenjë e qartë se mendja dhe trupi po ju tregojnë se diçka nuk është në rregull.

Gabimet më të thjeshta në shtëpi ju irritojnë

Humbja e qetësisë edhe për gjërat më të parëndësishme sidomos në shtëpi, është një sinjal që ju po e “shkatërroni” veten në punë. Shumicën e kohës, punonjësit nuk kanë shansin të shprehen dhe madje as të ankohen, prandaj sapo futen në shtëpi, aty mund të shfryhen lehtësisht.

Jeni bërë më të pasigurt dhe keni shumë ankth

Sipas ekspertëve të psikologjisë, shumica e punëtorëve bëhen të varur nga të tjerët, si bashkëpunëtorët dhe shefat e tyre, për të përcaktuar vlerën e tyre vetjake. Për shkak të kësaj, ata bëhen më të pasigurt dhe kanë shumë ankth sa herë që u kërkohen projekte sfiduese. Ata mendojnë se duke punuar më shumë, mund ta zgjidhin këtë gjë, mirëpo nuk e kuptojnë se po e “shpenzojnë” të gjithë energjinë e tyre.

Ajo dhimbja e kokës e përhershme

Migrena mund të jetë një shenjë e punës së tepërt. Tendosja e syve nga ekspozimi i tepërt në ekranet e kompjuterit në punë mund të shkaktojë një dhimbje koke të përhershme. Kjo shenjë është aq e zakonshme saqë shumica e punëtorëve shpesh e injorojnë ose madje e konsiderojnë atë një pjesë të punës së një dite.

Ju ndaloni së foluri me miqtë dhe familjen tuaj

Shumicën e kohës, puna e tepërt nuk ndikon vetëm në jetën tuaj shoqërore, por gjithashtu ftoh marrëdhëniet me familjen tuaj dhe njerëzit e tjerë të rëndësishëm. Njerëzit e fiksuar pas punës kanë tendencë t’i japin përparësi çështjeve në zyrë dhe harrojnë të flasin me miqtë dhe familjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Vlorë/ Gjendet i pajetë një person në kullën e vrojtimit në Plazhin...

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një nga kullat e vrojtimit në zonën...

“Kurti lufton për pushtet, jo për shtet”/ Rama: kriza politike po e çon Kosovën...

0
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për përgjegjësi në krizën politike që ka çuar vendin drejt...

Bajamet: roli mbrojtës dhe problemet më të shpeshta që shkaktojnë

0
Bajamet janë struktura limfatike të vendosura në fyt, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. Ato ndihmojnë në kapjen dhe...

“Rikthim në Westminster brenda javësh”/ Andy Burnham përgatit skenarin për sfidë politike ndaj lidershipit...

0
Kryetari i Bashkisë së Mançesterit të Madh, Andy Burnham, po përgatit një rikthim të mundshëm në Westminster brenda disa javësh, sipas aleatëve të tij,...

Salianji sulmon ashpër Berishën për drejtimin e PD: “Standard mizerabël, PD po trajtohet pa...

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër lidhur me zhvillimet në garën për drejtimin e partisë, duke kritikuar mënyrën se...