22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Blushi reagon pas shkrimit nga “Financial Time”: Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas shkrimit të publikuar nga “Financial Time”, ku ndër të tjera thuhet se “Rama ka njollosur imazhin me skandale”.

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi thotë se kryeministri Rama është  promovuesi më i madh i krimit dhe sa kohë të jetë ai në qeveri nuk ka shpresë për ta luftuar.

Ai thekson se Rama ka qenë dhe vazhdon të jetë fatkeqësi për shtetin shqiptar, ndërsa thekson 14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij.

“Edi Rama, promovuesi më i madh i krimit në politikë dhe institucionet më të larta shtetërore, sa kohë do të jetë në krye të Qeverisë nuk mund të ketë asnjë shpresë se do të luftojë krimin.

Edi Rama është mbrojtësi i bandave, sepse me to erdhi në pushtet, me to bashkëpunon, me to vjedh zgjedhjet dhe ndan fitimet!

Edi Rama ka qenë dhe mbetet një fatkeqësi për shtetin shqiptar!

Vetëm largimi i tij sjell rend, siguri, drejtësi, mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik!

14 Maji është dita më e afërt për të ndëshkuar Edi Ramën dhe bandat e tij që drejtojnë sot bashkitë e vendit!”, shkruan Blushi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...