26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Nga krijimi i “shportës së bebes” tek mbështetja me kredi dhe subvencione, PL prezanton propozimet për politikat fiskale

Kryetari i Partisë së Lirisë, prezantoi propozimet e Partisë së Lirisë për politika fiskale me qëllim mbështetjen e familjes.

Në një tryezë ku u diskutua për familjen, kreu i PL u propozoi ndër të tjera që të krijohet një “shportë për bebet”, të rriten subvencionet dhe të jepen kredi të financuara nga shteti.

Sipas Metës,  Familja si thelbi i shoqërisë është vendi më i lehtë për të futur vlera dhe për të krijuar ndryshim.

Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:

  1. Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai)
  2. Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë)
  3. Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.
  4. Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.
  5. Të trefishohet bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).
  6. Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:
  7. Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.
  8. Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.
  9. Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

Të gjitha këto politika konkrete fiskale do të ndihmonin në forcimin e familjes dhe krijimin e nukleve familjare më të mëdha e me më shumë fëmijë.

Familja si thelbi i shoqërisë është vendi më i lehtë për të futur vlera dhe për të krijuar ndryshim. Kur familjet besojnë se mund të përparojnë dhe janë në gjendje të ndihmojnë anëtarët e saj për të ecur përpara, e gjithë shoqëria mund të bëjë gjëra të mëdha dhe të eci përpara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...