10.5 C
Tiranë
Sunday, May 3, 2026
spot_img

Shpopullimi dhe familja shqiptare/ Meta: “Mungesa e shtetit ligjor i shtyn shumë të rinjtë për t’u larguar nga vendi”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë sot në një tryezë ku në fokus është familja shqiptare dhe rreziqet me të cilat ajo ndeshet.

Meta, teksa foli për problematikat që ka sot vendi, u ndal te shpopullimi.

“Kemi një shoqëri të tronditur dhe një shtet jo funksional. Pa dashur që të përsëris disa nga vlerësimet që dha zonja Paskali, theksoj se familjet e qëndrueshme kanë jetëgjatësi më të lartë, e rrezik më të ulët të sëmundjeve mendore. fëmijët e këtyre familjeve kanë arritje akademike më të larta dhe më të përkushtuar në përmbushje të normave ligjore.

Sot fatkeqësisht disa fëmijëve i duhet të përballen me probleme, si ndarja, divorci, ndaj familja jonë është e tronditur jo vetëm për këto arsye, por dhe për shkak të polarizimit. Një nga këto është dhe largimi, emigracioni, që në rastin tonë vlen termi shpopullim, në raport edhe me fqinjët. Nuk dua t’i kthehem shifrave dramatike, se këto i ndjejnë të gjithë. Dihen arsyet, të cilat janë që nga korrupsioni, mungesa e qeverisë në çdo drejtim dhe arsimimi jo cilësor dhe mungesa e mbështetjeve të të rinjve, dhe klima e paqëndrueshme e biznesit. Mungesa e shtetit ligjor i shtyn shumë të rinjtë për t’u larguar nga vendi.”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Përplasjet me Iranin kanë përfunduar”, Donald Trump njofton Kongresin

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka informuar Kongresin amerikan se përplasjet me Iranin janë mbyllur, duke theksuar se nuk ka pasur shkëmbim...

“Kusht për SHBA: ndalni sulmet në Liban” – Irani lidh negociatat me situatën në...

0
Zyrtarë të lartë në Iran kanë vendosur një kusht të ri për çdo negociatë të mundshme me Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar garanci të...

“Breshëri sulmesh pavarësisht armëpushimit” – Të paktën 12 viktima në jug të Libanit, mes...

0
Të paktën 12 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në jug të Libani, sipas Ministrisë së Shëndetësisë...

Tension në Ngushticën e Hormuzit, “arteria” e naftës botërore: përshkallëzim mes Iranit dhe SHBA-së

0
Situata në Ngushtica e Hormuzit është tensionuar sërish, duke rikthyer shqetësimet për sigurinë energjetike globale. Kjo rrugë detare strategjike përbën një nga pikat më...

“Konflikt i rëndë interesi”/ PNAS tërheq studimin për ‘kurën’ e kancerit të pankreasit

0
Revista prestigjioze shkencore PNAS ka tërhequr një studim që kishte ngjallur shpresa të mëdha për një trajtim të mundshëm të kanceri i pankreasit, pasi...