6.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Nis interpelanca me ministren Ibrahimaj për fondin e rindërtimit/ Tabaku: “Ky ligj duhet të rishikohet”

Kuvendi zhvillon sot në seancë plenare interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në lidhje me fondin e rindërtimit.

Në seancën plenare të Kuvendit do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2022.

Projektligjet që do të shqyrtohen në Kuvend janë: Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”. Projektvendim për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar. Projektvendim për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e Komisioneve të Përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Ndërkohë nisje të seancës, deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar ligji për Buxhetin të kalojë edhe një herë për diskutim në Komisionin e Ekonomisë. Por nga ana tjetër Eduard Shalsi u shpreh se opozita e ka zakon që në moment të fundit të dalë me ndryshime.

 

 

Pjesë nga diskutimet në Kuvend:

Jorida Tabaku: Në mënyrë të gabuar duhej të kalonte për buxhetin, por kush po pyet për zbatim ligji. Pasi ku ligj u shqyrtua, pati diskutime të gjera në Komisionin e Ekonomisë dhe pati ndryshime thelbësore, në terma dhe përmbajte të ligjit. Ky ligj duhej të kalonte dhe një herë në Komision, duhet të rishikohet për sa i takon përputhshmërinë. Komisioni i Integrimit nuk është informuar për kalimin e tij. Kërkoj që ky ligj të ndjekë procedurën parlamentare dhe të diskutohet në komisionin e Integrimit dhe atë të Ekonomisë

Eduard Shalsi: Ligji është depozituar në nëntor të 2022. E dyta, po bëhet praktikë dhe po më bezdis dhe në Komisionin e ekonomisë , që pas tre muaj tejet intensiv me grupet e interesit, në minutën e fundit dilni me disa propozime. Komisioni ka azhornuar të gjitha ndryshimet për të cilat ka pasur debat, por sot kemi një draft final. Nëse shërbimet e Komisionit të Integrimit kanë pasur shqetësime të tilla, po u jap praktikën e Komisionit të Ekonomisë. Pra aspekti procedural nuk pret ditën kur ligji do diskutohet në Kuvend, debatet konstruktive me të gjithë aktorët kanë qenë intensive. Ndaj nuk kemi se çfarë të ezaurojmë. Nuk kemi rënë dakord për gjithçka, edhe unë kam disa pikëpyetje, por ama tre apo katër muaj kemi qenë në diskutime intensive me të gjithë ata që kanë dashur të thonë një fjalë mbi ligjin.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...