6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

“Mbi 80% e shqiptarëve, kërkojnë të largohen nga Shqipëria”/ Berisha: “Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria përballet me një situatë dramatike, më dramatiken e të gjitha kohërave sa i përket braktisjes.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha bëri në koment për shkrimin EU Observer, sipas të cilit 83% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi.

Ai tha se kjo ndjenjë është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend.

“Dje shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë mësuan një nga lajmet më të hidhura në tërë historinë e tyre sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ky studim e bën Shqipërinë vendin e vetëm në botë i cili konsiderohet nga 80% e banorëve të saj një vend në të cilin nuk mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Ky është një lajm tragjik. Ky është një lajm të cilin nuk e gjen, nuk del as nga vendet në pushtime të plota, as në vendet në luftëra të pamëshira, as dhe në vendet që përballen me varfërinë ekstreme. Kjo ndjenjë, ky sentiment është rezultat i një regjimi monist që nuk njeh asnjë normë, asnjë parim, asnjë ligj, asnjë kufi në këtë vend”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, ky lajm është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar. Ai tha se duhet të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot.

“Shqiptarët shquhen në shëmbëlltyrën e tyre psikologjike si njerëz inteligjentë, çfarë do të thotë se ata kanë një shkallë absolute papajtueshmërie me regjimin aktual, por duke vlerësuar metodat që ai përdor, zgjedhin, bëjnë zgjidhjen më të lehtë largimin nga Shqipëria. Unë mendoj se ky lajm dramatik, sipas të cilit mbi 80% e shqiptarëve, bazuar në një studim serioz, kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, është një apel, një kushtrim për çdo shqiptar. Të bëjmë gjithçka për një ndryshim sa më të shpejtë të kësaj situate dramatike që përjeton Shqipëria sot, më dramatike se në tërë kohërat e saj në raportin e braktisjes nga qytetarët e vet”, tha ish-kryeministri.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama për mashtrim e cinizëm.
“Për shqiptarët pasuritë e tyre, buxheti i tyre, pasuritë përrallore natyrore janë shndërruar në një mallkim të vërtetë sepse ato disponohen nga një organizatë kriminale që quhet qeveri dhe klientela e saj. Kurrë ndonjëherë një shpërndarje më e pabarabartë në historinë e këtij vendi nuk ka ekzistuar si sot për të mirat materiale dhe pasuritë publike. Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë të largohen sepse përballen me një varfëri të frikshme dhe me mashtrime gjithnjë e më të mëdha. Përballë kësaj situate Edi Rama lëshon për qëllime elektorale premtim mashtrimin e rrogës mesatare 900 euro. Cinik ndaj atyre që nuk kanë. I pamëshirë. Premton vetëm e vetëm që t’i mashtrojë, siç i mashtroi me të gjitha premtimet e mëparshme. Pra, ky është aspekti kryesor që i detyron shqiptarët që të mos shohin të ardhmen e tyre në këtë vend”, tha ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...