26.9 C
Tiranë
Thursday, July 30, 2026

Berisha: “Regjimi i Ramës është bërë i pashpresë, vriten njerëzit në rrugë, në krye të detyrës, në punë kudo që janë”

Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, tha se një nga shqetësimet më të mëdha në vend është pasiguria e qytetarëve.

Ai tha se breshëria e armëve në mes të lokaleve apo në televizione, vjen për shkak se autorët janë të lidhur me qeverinë dhe se kanë “licencën nga kryeministri, ‘vrisni njëri-tjetrin’”.

“Aspekt tjetër është pasiguria në rrugë. Vriten njerëzit në rrugë, në krye të detyrës, në punë kudo që janë, nga bandat e lidhura me qeverinë. Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë nga një kafene që ishte plot me njerëz, apo ndaj një televizioni. Të gjithë kurajon e kanë tek mbështetja e qeverisë dhe licenca publike ‘vrisnin njeri-tjetrin’.

Regjimi i Ramës është bërë i pashpresë. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e McGonigal. Uroj të vijnë dhe në Tiranë. Udhëtime janë bërë për në Dubai dhe në Singaporr nga Dorian Duçka. Amant Josifi fshihet në Dubai.

Duçka dhe Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë, vazhdojnë misionin e tyre. Është një situatë që fton çdo shqiptarë të ngrihemi dhe të firmosim ndryshimin në 14 maj.
Shqiptarët janë të përgatitur për të rivendosur pluralizmin, por këto të dhëna e bëjnë më emergjente këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari të mos pajtohemi me këtë realitet dramatik”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje që ju ka shqetësuar. Në marrëdhënie, një bisedë...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Korrik 2026

0
Për 30 korrikun 2026, në Shqipëri pritet të vijojë moti i nxehtë veror, me kthjellime dhe diell në pjesën më të madhe të territorit....

Haxhiu i përgjigjet Vuçiqit dhe Bërnabiqit: “Retorika shoviniste nuk e ndryshon realitetin, Kosova është...

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetares...

Rama publikon të dhënat e AMA-s: “Shqipëria nuk është autokraci, opozita ka më shumë...

0
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook të dhëna nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), të cilat, sipas tij, dëshmojnë se Shqipëria...

Honor prezanton Robot Phone, telefoni me kamerë 200 MP mbi gimbal që ndjek automatikisht...

0
Honor ka zbuluar detaje të reja për telefonin e saj të ardhshëm Robot Phone, një pajisje inovative që synon të ndryshojë mënyrën e fotografimit...