14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

korreshi komenton përçarjen e PD, “partia ka nevojë të hapet dhe në krye të saj duhet një lider i ri”

Deputeti i PD Saimir Korreshi ka deklaruar se partia ka nevojë të hapet dhe në krye të saj duhet një lider i ri.

Ai tha se Basha, Berisha dhe Alibeaj i patën të gjitha mundësitë për të sjellë PD në pushtet por nuk ja arritën, ndaj kërkon prej tyre që të rrinë deputetë të thjeshtë.

“Lulzim Basha, Berisha dhe Alibeaj nuk mund të kandidojnë më për të drejtuar partinë. Ata kanë pasur të gjitha mundësinë për të drejtuar PD, për ta çuar PD në fitore nuk ja arritëmn. PD duhet të hapet. Brenda grupit parlamentar por jo vetëm ka elementë shumë të mirë. Duhet të hapin krahun dhe nuk është gjë e keqe të jesh vetëm deputet. PD ka nevojë të kalojë përtej çdo njërit nga ne”, tha Korreshi.

Deputeti demokrat më tej tha se dy grupimet që janë krijuar brenda PD-së duhet të mblidhen dhe të bëjnë një analizë të thelluar për situatën në të cilën ndodhen.

“Asnjë nuk i është dorëzuar Berishës. Ne kemi kërkuar bashkim të demokratëve që duhet të vijë përmes një procesi gjithpërfshirës.

Grupi parlamentar është i vetmi institucion që është zgjedhur me votat e demokratëve në zgjedhjet e 2021 që ishim të gjithë bashkë. Mendoj që hapi i parë kryesor është bashkimi i demokratëve. Ne nuk mund të fillojmë një proces pa kuptuar nëse do të bashkohet PD apo jo.

Nuk mund të bëjmë një analizë të cunguar, Ne duhet të mblidhemi të dyja grupimet e PD për të parë realitetin se çfarë ka ndodhur. Përveç makinës hajdute të PS ka qenë edhe ndarja një arsye e humbjes. PD kur hyn e përccarë ose me dy kandidat del gjithmonë humbëse”, tha Korreshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...