26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Alarm sërisht në itali,lajmërohet për përmbytje mbyllen shkollat dhe banorët

Pas përmbytjeve shkatërruese që goditën zonën e Emilia Romagna në Itali, moti i keq me shi dhe përmbytje është rikthyer në zonën Macerata. Mediat italiane bëjnë të ditur se Macerata dhe provinca e saj u goditën në orët e vona të pasdites nga reshjet e dendura të shiut që zgjatën gati tre orë, të cilat shkaktuan përmbytje të rrugëve, garazheve, bodrumeve por edhe rënie të pemëve.. Situata ishte veçanërisht kritike në fshatrat Villa Potenza dhe Sforzacosta, ku ka disa persona u evakuuar nga katet e poshtme të ndërtesave dhe u detyruan të ngjiten në ato më të larta, pasi rrugët dhe ambientet u përmbytën.

Bashkia e qytetit paralajmëroi banorët se për shkak të reshjeve jo normale në qytet, janë të bllokuara disa rrugë arteriale, ndërsa këshilloi që përdorimi i makinës dhe daljes nga shtëpia të jetë vetëm në rastet shumë të nevojshme.

Po ashtu u paralajmëruan banorët që të qëndrojnë në katet e sipërme të ndërtesave, ndërsa shkollat ​​e Villa Potenza dhe Sforzacosta do të mbyllen sot për të bërë kontrollet e duhura dhe për të bërë çdo rregullim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...