14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Kievi akuzon Rusinë në gjykatën e lartë të OKB-së: Shtet terrorist

Në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi ukrainas Anton Korynevych, akuzoi Rusinë, duke thënë se armiku ka për synim fshirjen e fqinjit të saj më të vogël nga harta.

“Kërkon të fshijë identitetin ukrainas”, kështu u shpreh në Gjykatën e Lartë të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi ukrainas.

Të dy palët po përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë në një çështje të ngritur nga Kievi, ku pretendohet se Moska ka mbështetur rebelët në Ukrainën lindore që nga viti 2014.

“Sjellja abuzive e Rusisë dhe reagimi i matur i botës përfundimisht çuan në luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Federata Ruse ka përbuzje ndaj ligjit ndërkombëtar. Tani ajo kërkon të fshijë identitetin ukrainas kudo. Madje i vendos njerëzit tanë nëpër kampe filtrimi, duke deportuar fëmijët tanë. Rusia thjesht mohon ekzistencën e ukrainasve si një identitet të veçantë”, tha Anton Korynevych, përfaqësues ukrainas.

Teksa e quan Rusinë “shtet terrorist”, Ukraina ka kërkuar në gjykatën e lartë të OKB-së që Moska të paguajë dëmshpërblime për sulmet në Krime, përfshirë avionin që u rrëzua nga rebelët që la të vdekur 298 pasagjerë dhe ekuipazh.

Anton Korynevych po iu drejtohej gjykatësve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në një çështje të ngritur nga Kievi kundër Rusisë lidhur me aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014 dhe armatosjen e rebelëve në Ukrainën lindore në vitet para pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Ndërkohë, në Hagë, avokatët e Kievit po paraqisnin argumente ligjore për të mbështetur çështjen e tyre. Secila palë ka një mundësi tjetër javën e ardhshme për të paraqitur prova. Gjyqtarëve pritet t’u duhen muaj për të nxjerrë një vendim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...