22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Joana Duro vetëm një gjysmë apartamenti pasuri, ja kush i firmosi tenderat

Ndryshe nga ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi, e cila pas emërimit si drejtoreshë në Ministrinë e Financave, kishte siguruar 5 apartamente, troje dhe kontratë për ndërtim pallati, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e arrestuar nga SPAK për një ryshfet 330 mijë lekë për një tender për kompaninë ‘Dricons”, rezulton me pasuri modeste.

Rezulton se zyrtarja e Shëndetësisë, Joana Duro, është bashkëpronare me 1/2 e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 65 m2, regjistruar si pasuri e paluajtshme në nëntor 2014. Si burim, zonja Duro deklaron një kredi bankare me vlerë 4.2 milionë lekë.

Ky apartament figuron pasuria e vetme e paluajtshme në emrin e zyrtares së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila bashkë me specialisten Laura Shteto, ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person.

Ndërkaq, kompania ‘Dricons’, është themeluar në gusht të vitit 2015 dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje, kolaudim, si dhe konsulentë për ndërtim e zbatim të veprave ndërtimore publike dhe private. Kompania është thelëmuar nga Vladimir Topi, i cili rezulton edhe sot administrator dhe pronar me 100 % të aksioneve. Topi është arrestuar gjithashtu me urdhër të SPAK për korruptimin e dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga themelimi, kompania e Vladimir Topit rezulton se ka marrë në total 166 tendera publikë, me vlera modeste, për shkak se objekt i tenderit, kryesisht ka qenë mbikëqyrja e punimeve, pra zbatimi i kontratave. Nga 166 tendera, kompania ‘Dricons’ ka marrë vetëm 8 tendera në shëndetësi.

Nga këto 8 tendera, vetëm tenderi për të cilin u arrestua është firmosur nga Joana Duro. Tenderat e tjerë janë firmosur nga Merita Xhafaj dhe Loreta Balaj.

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kompania ‘Dricons’ ka marrë tre tendera me vlerë rreth 20 mijë euro për mbikëqyrje punimesh, ndërsa rreth 150 tendera i ka ftuar nga njësitë vendore.

Edhe pse shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve tenderohet në vlera të ulëta, ky proces është tejet i rëndësishëm për zbatimin e kontratave dhe cilësinë e punimeve për objektet publike nga kompanitë private që fitojnë tenderat. Nuk kanë munguar rastet e kompromisit të paligjshëm mes kompanive mbikëqyrëse dhe kompanive që zbatojnë kontratat, duke manipuluar me volumin dhe cilësinë e punimeve, për të ndarë fitimet bashkë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...