34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Luftëtarët e Wagner largohen nga Rostovi përcillen nën duartrokitjet e turmës

Luftëtarët e Wagner u larguan nga Rostovi nën duartrokitjet e turmës dhe të shtënave në ajër. Në një video e cila qarkulloi në Twitter tregon grupe civilësh që rreshtohen në rrugë duke brohoritur për luftëtarët e grupit Wagner që tërhiqen nga Rostovi.

Inteligjenca amerikane ishte në dijeni se Yevgeny Prigozhin, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, po përgatitej të “ndërmerrte veprime ushtarake kundër zyrtarëve të lartë të mbrojtjes ruse”. Kështu raporton New York Times ashtu edhe Washington Post duke cituar disa zyrtarë të informuar për dosjen.

Informacioni i parë për këtë çështje – sipas mediave amerikane – do të mbërrinte rreth “mesit të qershorit”.

Marshimi kreu të Wagner, Yegeny Prigozhin u ndal vetëm 200 km larg Moskës. Prigozhin e nisi sfidën drejtpërdrejt me Vladimir Putin, duke depërtuar në territorin rus me milicitë e tij pa hasur në asnjë rezistencë.

Në mbrëmje, ai njoftoi tërheqjen e tij “për të shmangur një gjakderdhje ruse”. Për Rusinë ishte një ditë dramatike në të cilën vendi dukej se ishte në gjendje të zhytej në një luftë civile.

Ndërkohë bombardimet ruse të Ukrainës vazhdojnë! Gjatë natës ata goditën 9 fshatra në rajonin Sumy dhe qytetin e Nikopol, në rajonin e Dnipropetrovsk, me të paktën një të vdekur.

Administrata ushtarake e rajonit Sumy raportoi në Telegram për granatimet, të cilat ndodhën mbrëmë vonë. Kryetari i këshillit rajonal të Dnipropetrovsk, Mykola Lukashuk, njoftoi se bombat ruse vranë një 71-vjeçar në Nikopol.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...