14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Ngjarja tragjike në Vilë-Boshtovë ku humbën jetën babai me 2 fëmijët, policia arreston administratorin e plazhit

Ngjarja tragjike e së dielës ku në plazhin e Vilë-Bashtovës në Rrogozhinë u mbytën babai Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç, ka çuar në arrestimin e një personi.

Ai është një 34 vjeçar nga Tirana, administratori i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga Bashkia e Rrogozhinës atë pjesë plazhi në Vilë-Bashtovë ku ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

Sipas policisë, i riu nuk ka plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës të lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit).

Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët që kanë përfituar kontrata shërbimi përgjatë vijës bregdetare, që të ushtrojnë aktivitetin në përmbushje të detyrimeve për sigurinë e jetës së pushuesve dhe të marrin masa të menjëhershme për të përmirësuar edhe më shumë kushtet e sigurisë, pasi Policia e Shtetit nuk do të tolerojë në asnjë rast, shkelje të tilla që cenojnë sigurinë dhe jetën e pushuesve në plazhe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...