29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjykata le në burg Valter Bamin për atentatin në Larushk ku humbi jetën 1 person

Valter Bami ka dalë këtë të hënë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg, masë e cila u konfirmua nga togat e zeza. 37-vjeçari u arrestua pasditen e së enjtes (Lexo më shumë) dhe akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vepra penale e ngritur ndaj Valter Bamit erdhi pasi gjatë marrjes në pyetje nga policia lidhur vrasjen e Ramazan Sinos, kunatit të Gentjan Bejtjes dhe plagosjes së 2 fëmijëve të tij të mitur, atij iu morën faktorë plotësues në duar nga ku rezultoi se kishte qëlluar me armë zjarri.

Bami dyshohet të jetë i përfshirë në atentatin e ndodhur më datë 4 Korrik në Larushkë. Vetë 37-vjeçari ka mohuar të ketë marrë pjesë në këtë ngjarja dhe ka pretenduar se në momentin e vrasjes ndodhej në shtëpi.

Pas vendimit të gjykatës, në një prononcim për gazetarët, avokati i tij mbrojtës tha se baruti i gjetur i ka mbetur nga qitjet që bën me një armë sportive që disponon prej tre vitesh me leje. Ai mohoi që klienti i tij të ketë lidhje me ngjarjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...