14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Tropojë/ 2 të rinjtë kapen me drogë, para, armë dhe municion

Në Tropojë gjatë kontrolleve në automjetin e 2 të rinjve shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të kontrolleve të mbështetura nga inteligjenca policore, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Xhirot”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

B. A., 23 vjeç dhe N. Ç, 23 vjeç, të dy banues në fshatin Sopot, Tropojë.

Gjatë kontrolleve në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe një shumë parash në euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrolleve në banesën e shtetasit N. Ç., u gjet një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Arma e zjarrit, municioni luftarak, dozat e lëndës narkotike dhe shuma e eurove u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tërmet 4.2 ballë në Kretë, pa raportime për dëme

0
Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin Kretë, duke u ndjerë lehtë në zonat përreth. Sipas të...

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...