26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Mbështesnin vrasësin gjatë transmetimit live në Instagram ku vrau bashkëshorten, arrestohen 40 persona

Deri më tani janë arrestuar rreth 40 persona që kanë përkrahur vrasësin e çmendur Nermin Sulejmanoviq gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Instagram, i cili vrau brutalisht tre persona –të cilët janë shtetas turq.

U plagos polici Husein Kotoriq dhe shtetasi Nedim Pamukoviq, si dhe Harisa Onder, bashkëshortja e Xhengiz Onderit. Sipas informacioneve të fundit, Harisa Onder ndodhet në gjendje të rëndë.

Vrasësi i çmendur Sulejmanoviq transmetoi drejtpërdrejt vrasjen brutale të gruas së tij. Akoma më e frikshme ishte se shumë njerëz e mbështetën.

Siç tha ministri i Punëve të Brendshme të Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Ramo Isak, po kryhen aktivitete për regjistrimin e individëve.

Drejtori i FUP-së më informoi se departamenti i krimit kibernetik i FUP-së tashmë po kryen aktivitete në lidhje me regjistrimin e personave që kanë mbështetur dhe lavdëruar vrasjen dhe vrasësin në rrjetet sociale”, tha Isak për Dnevni Avaz .

Siç mëson Dnevni Avaz nga një burim i afërt me hetimin, FUP në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse do të nisë procesin e gjetjes dhe dokumentimit të të gjithë personave që me postimet e tyre kanë përhapur urrejtje, kanë dhënë mbështetje, kanë lavdëruar vrasjen dhe vrasësin, jo vetëm në Instagram por edhe në të gjitha platformat e tjera të mediave sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...