22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Në pranga 2 persona, shisnin drogë në lokale në plazhet e jugut

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Himarës pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë në kuadër të dy operacioneve të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami” është bërë i mundur ndalimi i personave, Ardja Duka dhe Zija Haka, njëri nga të cilët ishte me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha.

Të dy këta persona akuzohen se shisnin lëndë narkotike pushuesve në baret e lokalet e disa plazheve në jug të vendit.

Njoftimi i Policisë: 

Himarë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në lokale në plazhe dhe në lokale nate.

Gjatë 12 orëve të fundit, finalizohen nga Komisariati i Policisë Himarë, 2 operacione antidrogë të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami”.

Në kuadër të këtyre 2 operacioneve, janë vënë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre me precedent të theksuar kriminal, në disa fusha.

Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, peshore elektronike dhe shuma parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në vijim të operacioneve policore të njëpasnjëshme, të zhvilluara për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë këtij sezoni turistik, si dhe për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave, në lokale në plazhe dhe në lokale nate, në qytetin e Himarës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë 12 orëve të fundit, kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses 2 operacione antidrogë të koduara “Dhërmiu” dhe “Potami”.

✅Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dhërmiu”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, (shtetas me precedentë të shumtë kriminal, për vepra penale si “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Falsifikimi i monedhave”). Ky shtetas kishte përshtatur në bagazhin e automjetit me të cilin udhëtonte, një vend për fshehjen e lëndës narkotike. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 50 doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, të cilat nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, dyshohet se 47-vjeçari do t’i shiste në lokale nate, në Drimadhe, Dhërmi dhe Himarë.

✅Në kuadër të operacionit policor të koduar “Potami”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi një rast të shitjes së dozave të drogave, në lokale në plazhin e Potamit, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. H., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën disa doza të dyshuara të lëndës narkotike kokainë, nje peshore elektronike dhe vlera monetare të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave në lokale në këtë plazh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...