13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Presidenti Begaj merr pjesë në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës në Shkup

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, morën pjesën në inaugurimin e bustit të Nënë Terezës në oborrin e Ambasadës së Kosovës në Shkup.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, Presidenti Begaj përgëzoi Ambasadën e Kosovës për iniciativën. “Kurrë mos u shqetëso për numrat – na mësonte Nënë Tereza, por – ndihmo dikë, duke filluar me ata që ke pranë”. E ku më mirë se mes nesh, e këtu në rajonin tonë, ka vlerë ky mesazh solidariteti dhe bashkëpunimi, sa njerëzor aq edhe institucional” – u shpreh në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Sipas Presidentit Begaj, devotshmëria e Nënë Terezës në ndihmë të njerëzve në nevojë, dhembshuria dhe përpjekjet e saj për t’ju dhënë shpresë atyre në mjerim, na motivon çdo ditë në jetën dhe punën tonë, për të qenë pranë njerëzve e për të jetuar me shqetësimet e tyre.

Kreut i Shtetit theksoi gjithashtu: “Jemi krenarë që jemi pjesë e trashëgimisë së saj etnike e kulturore, por kjo nuk mjafton! Duhet që me përulësi e mirënjohje ta ruajmë atë trashëgimi vlerash të larta morale që ajo na la e të jemi gjithmonë pranë njerëzve, veçanërisht pranë atyre që kanë më shumë nevojë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...