21.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

“Katargate” ish presidenti i Konfederatës së futbollit aziatik në kërkim për korrupsion

Hetimet për “Katargate” kanë shkuar në një tjetër nivel. Sipas asaj që bën me dije L’Equipe, Mohamed Bin Hammam është në hetim dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti nga drejtësia franceze.

Ish-presidenti i Konfederatës së Futbollit Aziatik tanimë është në kërkim, pasi gjyqtari Serge Tournaiure në Francë ka lëshuar një urdhër arresti për të më 22 qershor të këtij viti, me akuzat për akte korrupsioni të lidhura me marrjen e të drejtës së Kupës së Botës 2022″.

Njeriu që kërkonte të pasonte Sepp Blatter në krye të FIFA-s u përjashtua përgjithmonë në institucioni botëror i futbollit në vitin 2011 për dyshimet për korrupsion. Veç saj ai ishte i akuzuar edhe për blerje votash në garën për organet drejtuese të FIFA-s.

Sipas asaj që u publikua në 2014 nga Sunday Times, Mohamed Bin Hammam i ofroi në nëntor 2010 shumën e 305 mijë eurove Reynald Tamarrit, presidentit të Konfederatës së Futbollit të Oqeanisë nga 2004-2010, me qëllim marrjen e votës së tij që Katari të merrte të drejtën e organizimit të Botërorit 2022, ashtu edhe siç ndodhi.

Tanimë 74 vjeç, Bin Hammam ishte në hetim prej vitesh dhe hetuesit kishin prova për të, ndërsa duket se ai është arratisur dhe autoritetet në Francë nuk kanë asnjë adresë të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...