11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Fituesi do mësohet të nesërmen!/ KQZ e vendos, rezultati i zgjedhjeve do shpallet më 26 prill

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit do të dalë të nesërmen në orën 08:00 të mëngjesit. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Rregullator, duke ulur kështu kohën që do të kenë numëruesit për të kaluar një më një vullnetin e qytetarëve. Me 5 vota pro, unanimisht, anëtarët e Komisionit Rregullaror vendosën që të gjitha KZAZ-të në vend, të nxjerrin rezultatin e votimit.

Propozimi u bë nga anëtari Arnes Çela, ndërsa u mbështet edhe nga kryetarja e Komisionit, Ilirjana Nano, e cila e cilësoi vendimin si ndihmë për KZAZ-të në mënyrë që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi dhe rifillon punën për nxjerrjen e rezultateve. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore. Komente, pyetje, diskutime? Parimisht edhe unë e mbështes propozimin tuaj. Duke vendosur një orar KZAZ mund ta menaxhojë punën e vetë për ta nxjerrë rezultatin,”-tha ajo gjatë mbledhjes së sotme. Ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara parlamentare, KZAZ ka pasur afat deri në orën 00:00 të ditës së nesërme të votimit për të nxjerrë rezultatet.

Ndërsa më tej, mbledhja ka vijuar me kalimin e vendimeve të tjera të rëndësishme lidhur me grupet e numërimit, duke vendosur që nuk do të kenë më pak se 3 të tillë dhe jo më shumë se 10. Të gjithë anëtarët e grupit do të marrin kutitë e 5-10 qendrave të votimit, të cilat duhet që t’i kalojnë për të nxjerrë rezultatin.

PJESË NGA VENDIMET:

Kriteret e caktimit për grupet e numërimit; nuk mund të jetë më pak se 3 dhe më shumë se 10. Anëtarët emërohet nga ZAZ. Një grup numërimi numëron jo më pak se 5 dhe jo më shumë se 10 qendra votimi. Caktimi i grupeve të numërimit; do të përdoret modeli TIP; grupi i dytë i numërimit fillon menjëherë pas të parit. Rrinë në gatishmëri për të zëvendësuar punë, nëse nuk është e nevojshme nuk futen në punë. Emërimi i anëtarëve të grupeve të numërimit; nuk mund të jetë kandidat për deputet, administator i njësisë vendore; ushtrak apo anëtar i një numri tjetër numërimi. Anëtar i grupit të numërimit mund të jetë çdo kush që ka të drejtë për të votuar; ka arsim të lartë; nuk është dënuar dhe nuk është ndërmarrë masë disiplinore në procese të mëparshme.

Pas përfundimit të rendit të ditës, anëtarja Helga Vukaj ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Posaçme lidhur me skandalin e serverit me të dhënat e qytetarëve, i cili pretendohet se i përket Partisë Socialiste, duke shtuar se një reagim pas 26 prillit do të jetë i vonuar dhe pa efekt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT