23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Kupa e Shqipërisë ka njohur finalistët që do të diskutojnë trofeun e dytë/ Skënderbeu eliminon Teutën dhe gjen Vllazninë në finale

Me një suprizë të madhe, Kupa e Shqipërisë ka njohur finalistët që do të diskutojnë trofeun e dytë për nga rëndësia të futbollit në vend. Kundër çdo parashikimi, në aktin e fundit do të marrë pjesë edhe Skënderbeu. Skuadra korçare që lufton për të qëndruar mes më të mirëve mundi në transfertë 2-0 kryesuesit e Teutës. Të papriturat në “Niko Dovana” nisën që në minutën e dytë, kur Meksi me golin e tij të shpejtë i dhuroi epërsinë miqve.

Përpjekjet dhe shpresat e Teutës për të kthyer fatin e ndeshjes morën një tjetër goditje të rëndë në limitet e pjesës së parë. Berisha dyfishoi rezultatin për Skënderbeun, por I bëri keq vetes me festën e tij, pasi heqja e fanelës i kushtoi kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë përjashtimin.

Me dhjetë lojtarë gjatë gjithë pjesës së dytë, të besuarit e Memellit arritën të mbanin portën e tyre të paprekur dhe në fund festuan kualifikimin suprizë por të merituar në finalen e Kupës.
Korçarët do të diskutojnë trofeun me Vllazninë, që në mori më të mirën në gjysmëfinalen tjetër kundër Laçit.
Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” u vendos nga goli i shënuar nga Ardit Hoxhaj që në minutën e 22-të të pjesës së parë. Me këtë sukses, shkodranët afrohen nga një rrugë tjetër dhe më e shkurtër në objektivin për një vend në Europë dhe pse jo për të mbyllur sezonin me një trofe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...