22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Zelensky: “Rusët do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik”,

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia do të kërkojë të “shkatërrojë” sistemin elektrik të vendit të tij këtë dimër, siç bëri vitin e kaluar kur rriti bombardimet e saj ndaj infrastrukturës kritike.

Këtë dimër terroristët rusë do të përpiqen përsëri të shkatërrojnë sistemin elektrik,” tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm të postuar në faqet e rrjeteve sociale. Zyrtarët ukrainas, shtoi ai, “janë plotësisht të vetëdijshëm për rrezikun”.

Ukrainasit po përgatiten “për të mbrojtur furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje dhe objektet e shpërndarjes dhe për të riparuar atë që u dëmtua nga goditjet”, tha Zelensky.

Është shumë e rëndësishme të fitojmë këtë dimër, të kapërcejmë të gjitha vështirësitë dhe të garantojmë sigurinë e popullit tonë”, theksoi ai.

Dimri i kaluar u shënua nga një fushatë bombardimi kundër infrastrukturës ukrainase, duke lënë miliona njerëz në të ftohtë dhe në errësirë.

Zelensky tha të enjten se ai kishte marrë garanci të qarta nga aleatët evropianë të Ukrainës se ata do ta furnizonin atë me sisteme të reja kundërajrore, ashtu siç Kievi ka kërkuar prej muajsh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...