28.6 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Horoskopi ditor, e hënë, 9 Tetor 2023

Dashi

Mos u nxitoni që të krijoni miqësi të reja, çdo gjë ka kohën e saj. Jini më të butë me partnerin tuaj: U ndodh të gjithëve që mund të bëjnë ndonjë gabim. Do të merrni një telefonatë të rëndësishme në lidhje me punën.

Demi

Lëreni zemrën t’ju shkëlqejë. Dashurojini ata që keni përreth dhe kjo do t’ju ndihmojë të mblidhni shumë njerëz rreth vetes.

Binjakët

Sot do të kuptoni që keni goxha rrugë përpara se të shpjegoni mënyrën se si ndiheni. Keni qenë duke fantazuar për një periudhë të gjatë kohe për një person. Megjithatë duhet që të rindërtoni vetëbesimin dhe të mësoni të doni veten.

Gaforrja

Ka ardhur koha për t’u përfshirë në një projekt nga i cili keni muaj që jeni tërhequr. Lëreni veten të lirshëm dhe mos lejoni të tjerët që t’ju pengojnë për të arritur suksesin. Nuk ju duhet të jeni të kujdesshëm, por aventurierë.

Luani

Veprimi është prioriteti juaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashuri dhe romancë. Me të zbuluar çfarë doni, e keni të pamundur të qëndroni në vend deri sa ta arrini.

Virgjëresha

Ditë jo shumë pozitive. Ata që do të zhvendosen për punë ose studime duhet t’i bëjnë mirë llogaritë për disa pengesa, të cilat mund t’ju bëjnë të humbisni durimin. Në mbrëmje këtë ditë të parë të javës, kalojeni me shoqërinë.

Peshorja

Do të ndjeni një ndjenjë jo realiteti. Është një ditë e veçantë për t’u fokusuar tek atmosfera që mbizotëron. Është momenti për të lidhur ndjenjat sëbashku partnerin akoma më shumë.

Akrepi

Mos u bëni më të ndjeshëm seç duhet. Mund të keni arsye të mira për të besuar se ju kanë tradhtuar, por nëse lini emocionet t’ju udhëheqin, nuk do të ketë kthim pas. Ka ende kohë për ta zgjidhur problemin, pa kaluar në ekstreme.

Shigjetari

Mund të merrni pak kohë për t’u afruar me një person përpara se t’i hyni dëshirave. Kjo do të jetë në vëmendjen tuaj kryesore sot. Nëse po kërkoni dashurinë, sot është momenti për të mbledhur të gjitha fantazitë.

Bricjapi

Udhëtimet dhe aktivitetet sociale do të bëjnë që ditët e ardhshme të kaloni një kohë mjaft interesante. Nuk do të mungojnë takime me njerëz të rinj dhe shkëmbim idesh.

Ujori

Pse nuk provoni diçka të re në vend që ta zhysni veten në diçka të vjetër, të shkatërruar. Nëse refuzoni të hiqni dorë nga projekti juaj që është i destinuar të dështojë, një rrugë e vështirë shtrihet para jush.

Peshqit

Miqtë do të jenë veçanërisht të dashur dhe mirëkuptues. Do të tërhiqeni nga një person shumë i ndryshëm nga ju. Mos bëni projekte të mëdha për këtë periudhë. Yjet nuk ju favorizojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...