28.8 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Vuçiç regan ndaj fjalëve të Macron: ‘Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë’

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron për një deklaratë të fortë nga Tirana, kur tha se liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjskë, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada”, tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Pekin, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Po çfarë tha Macron në konferece me kryeministrin Rama?

Macron paralajmëroi Kosovën se nuk po mban premtimet e saj, falë të cilave ajo përfitoi dhe liberalizimin e vizave në zonën Schengen duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër ai kërkoi që presidenti serb Aleksandër Vucic të dënojë më vendosmëri ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

“Dua ta them një gjë shumë qartë. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Për sa i përket Francës, ato (vizat) janë hequr sepse Franca e mban premtimin e dhënë. Ndërsa fjala sot nuk po mbahet”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...