23.4 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Shqipëria fiton edhe në miqësore! Kuqezinjtë mundin 2-0 Bullgarinë

Në miqësoren e tij në të parë në drejtimin e Kombëtares, Silvinjo ka bërë 6 ndryshime në krahasim me sfidën e luajtur pak ditë më parë përballë Çekisë. Kështu, në rreshtim janë tashmë Strakosha, Balliu, Mihaj, Laçi, Uzuni dhe Muçi, të cilët do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre në ndeshjen e sotme për të bindur trajnerin që janë të gatshëm për një fanellë titullari.

Miqësoren Shqipëri Bullgari e fiton kombëtarja me rezultatin 2-0

41′ Laçi, 82′ Muçi

NGJARJET KRYESORE

82’ GOOOL SHQIPËRIA! Supergol i Muçit me një gjuajtje nga jashtë zonës që dyfishon shifrat.

78’ S. Ivanov merr vendin e L. Petkov në radhët e Bullgarisë.

74’ Gruev ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Çunit.

72’ Bullgarët shfaqen në krahun e majtë me Despodov i cili mundohet të krijojë hapësira, por nuk ia del që të gjejë një shok skuadre në zonë.

70’ Bullgarët tentojnë të rrezikojnë portën e Shqipërisë pas një goditje këndi, devijimi drejt katërkëndorit kontrollohet pa probleme nga Strakosha.

64’ Balliu nga e djathta nis një tjetër aksion të rrezikshëm, topi shkon te Muçi i cili gjuan rrufeshëm por bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)

62’ M. Petkov i lë vendin në fushë Gatçev në radhët e Bullgarisë.

61’ Laçi i lë vendin në fushë Gjasulës në minutat e mbetur të ndeshjes.

58’ Tani është A. Petkov ai cili përplaset me Uzunin duke sjellë tjetër moment tensioni.

57’ Muja provon të kalojë në të majtën, por shtyn topin më shumë se duhet dhe çon sferën në fundore.

53’ Vjen edhe debutimi i Çunit, i cili merr vendin e Asanit në fushë .

51’ Tension në fushë. M. Petkov i vë duart në fyt Asanit pas një faulli. Gjyqtari në fund u tregon të dy lojtarëve kartonin e verdhë. (VIDEO)

49’M. Petrov tenton nga distanca të befasojë Stakoshën, sfera kalon mbi traversë (VIDEO)

46’ Pjesa e dytë nis me Mujën dhe Veselin në fushën e lojës në radhët e kuqezinjve në vend të Bajramit dhe Ajetit te Shqipëria. Ndërsa Turitsov dhe Rusev i lënë vendin Ivanov dhe Popov te Bullgaria.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’+3’ Despodov nuk ndal siç duhet topin në kufijtë e zonës pas një harkimi nga e djathta dhe Balliu largon sferën.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Asllani provon me goditje dënimi por sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

44’ Antov ndëshkohet me karton të verdhë për protesta pas një faulli pranë zonës së Bullgarisë.

41’ GOOOL SHQIPËRIA! Laçi i jep avantazhin e shumëpritur kuqezinjve pa snëj aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta. (VIDEO)

36’ Minçev merr vendin e Rusev në fushën e lojës, pasi ky i fundit del me barrelë pas problemeve si pasojë e një përplasje me Ajetin.

33’ Portieri Mitov gabon në largimin e topit duke ia dhuruar Shqipërisë me aksionin që më pas finalizohet me një diagonale të Muçit, por që ndalet po nga gardiani i Bullgarisë. (VIDEO)

31’ Qarkullim i gjatë i topit nga kuqezinjtë, por nuk përkthehet në raste të rrezikshme për skuadrën e Silvinjos, e cila nuk gjen hapësira për të tentuar portën kundërshtare.

24’ Ajeti nis Balliun në të djathtën, mbrojtësi ndal sferën dhe hyn në zonë, duke nisur pasimin në qendër, por askush nuk përfiton dhe mbrojtja largon rrezikun.

21’ Despodov provon nga jashtë zonës, asnjë problem për Strakoshën.

19’ Petrov nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar në zonë, por Strakosha kontrollon gjithçka.

17’ Provon edhe Bajrami të shpërthejë në krahun e majtë, por mbrojtësit nuk e lejojnë që të harkojë në zonë, duke dhuruar goditjen e këndit të radhës.

14’ Asllani harkon nga e majta në zonë për Asanin, por mbrojtja bulldare largon rrezikun.

9’ Gjuajtja e parë në portë u përket kuqezinjve, pasi një gjuajtje me kokë e Ajetit pas një goditje këndi përfundon në duart e portierit mik. (VIDEO)

7’ Asani merr topin në kufijtë e zonës, tenton si zakonisht me të majtën pro bllokohet nga mbrojtësit miq.

5’ Kuqezinjtë kanë topin në zotërim në këto minuta, me aksione nga krahët, por pa gjetur hapësira për të gjuajtur.

3’ Mitaj nis topin përpara për Uzunin në të majtën, miqtë largojnë sferën në këndore.

1’ Nis dueli në ”Air Albania”.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi
Trajner: Silvinjo

BULLGARIA: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.
Trajner: Nenad Krstajiç

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...