0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Berisha pas aksionit sot në Kuvend: Ne nuk duhet të tërhiqemi, dy janë alternativat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot , për atë që ai e cilëson ‘beteja e re” kundër qeverisë, e nisur sot me aksionin në Kuvend, duke bllokuar foltoren dhe moslejimin e zhvillimit normal të seancës.
Berisha foli për mekanizmat që do të ndiqen për të arritur qëllimin, ndërsa shtoi se tashmë nuk ka mbetur asnjë rrugë tjetër.

“Mjetet që do të përdorim janë ato që ka përdorur çdo lëvizje popullore për realizimin e objektivave. Kemi konsumuar deri sot me durim të tejskajshëm mundësitë e tjera, derisa jemi gjetur de facto të përjashtuar nga Parlamenti. Të zhveshur nga çdo lloj funksioni kushtetues si deputetë, në këtë mënyrë Rama pasi grabiti qindra mijëra vota me mekanizmat e njohura, tani kërkon që dhe ata që nuk grabiti dot dhe që votuan për opozitën, t’i sekuestrojë.

Sot jemi në kushte që nuk kemi qenë kurrë në Parlament, ku çdo e drejtë kushtetuese i mohohet dhe zëvendësohet opozita e vërtetë me peng-opozitën. Ne kemi dorëzuar ligje dhe rezoluta që Rama i arkivon në sirtarët e Nikollës, që nuk mund të ndodhë kurrë.

Kemi kërkuar 6 komisione Parlamentare, që është taksativ nga Kushtetuta, dhe këta e kanë kundërshtuar me qëllimin e vetëm, sepse Rama nuk mund të pranojë të hetohet afera McGonigal. Sepse ai me McGonigal dhe Agron Nezën kanë vepruar si grup kriminal. Nuk kanë dhënë asnjë argument për rrëzimin e kërkesave tona për ngritjen e Komisioneve.

Shkeljet e panumërta të ligjit të konfliktit të interesit janë te Rama dhe familja e tij, ai sot nuk duhet të kishte imunitetin e deputetit. Dhe ai nuk e lejon këtë, nuk lejon hetimin e aferave sepse është pas tyre”, tha Berisha.

Por cili do të jetë mekanizmi dhe aksioni që do të ndjekë opozita për të arritur qëllimin e saj?

“Ne nuk duhet të tërhiqemi nga Parlamenti, por të bëjmë gjithçka që Parlamenti të rikthehet. Çdo formë qëndrese civile që deputetët mund të organizojnë, do e organizojnë. Dhe rrethimi i parlamentit do të vijë, por në fillim të luftojmë ne vetë aty. Jemi para alternatives ose të luftojmë në parlament ose të bojkotojmë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT