22.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

PD bllokoi Kuvendin , Rama :”Në vend që të jenë përfaqësues të njerëzve, por janë mëshirues të interesave të tyre”

Kryeminsitri Edi Rama thotë se nuk ka patur dijeni se opozita ditën e sotme bllokoi punimet e parlamentit, duke thënë se ka punë të tjera më të rëndësishme për të ndjekur.

Kryeministri, i ftuar në “Opinion” tha se ai nuk e di se kush është PD e vërtet pasi janë të përçarë, ndërsa sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se përfaqëson “botën tjetër” dhe jo qytetarët opozitarë.

“Nuk e kam ndjekur fare këtë zhvillim në parlament. Para se të vija këtu lexova informacione e ditës dhe lexova që parlamenti ishte bllokuar dhe ishte pamundësuar deputetëve të PS dhe ministrave të merrnin vendin e tyre në sallë.

Nga bota tjetër unë e mora këtë informacion. Nuk kam detaje pasi parlamentin e menaxhojnë të tjerë. Kryetarja, nënkryetarja ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kam besim te ato.

Çdo gjë që bëj në rrafshin ndërkombëtar e bëj si kryeministër dhe për Shqipërinë. Unë jam shumë i informuar se çfarë ndodh në Shqipëri, marr raportin çdo mëngjes, ku nuk përfshihen dinamika e partive politike.

Se çfarë ndodh me një botë që nuk la lidhje me Shqipërinë, unë nuk merrem.

Për fat keq kjo opozitë duhet të përfaqësoj ato vota, por nuk i përfaqëson. Përfaqëson një çorbë, në vend që të jenë përfaqësues të njerëzve, por janë mëshirues të interesave të tyre. Fole për PD, por unë nuk e di se kush është PD. Janë më shumë se dy copa dhe më shumë se 7 çika. Unë as që duhet t’i injoroj apo vlerësoj. Unë jam në detyrën time, kamë shumë ngarkesa që lidhen me punën e përditshme dhe kjo gjë është shumë larg vëmendjes time. Berisha është përfaqësues i botës tjetër,-tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...