14.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Durrës/ Riparonte armë për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 38-vjeçari

Vihet në pranga një 38-vjeçar në Durrës pasi kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe tregtuar armë zjarri. Lorenc Luku, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, siguronte armë për llogari të grupeve kriminale. Si provë materiale u sekuestruan armë zjarri dhe municione.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”.

Operacioni, rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe me Komisariatin e Policisë Durrës.

Kishte përshtatur një banesë, për të riparuar dhe për të tregtuar armë zjarri, fishekë armësh dhe sende të tjera, që i siguronte për llogari të grupeve kriminale, arrestohet 38-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sekuestrohen 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme municioni luftarak, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Si rezultat i punës policore intensive, 24/7, në çdo skaj të territorit të qarkut, për qëllimet madhore: shkatërrimin e grupeve kriminale, parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që sigurojnë apo posedojnë asete për llogari të grupeve kriminale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, operacionin policor të koduar “Baza”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë zbuluan një banesë që ishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.

Gjithashtu, u vu në pranga pronari i banesës, shtetasi L. L., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri tip “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi e konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT