33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Ndërhyrje ushtarake e Izraelit në Gazë: Operacione nga Ajri dhe Toka

Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet e intensifikuara ajrore dhe një operacion tokësor me tanke në Gazë. Ushtria izraelite thotë se nuk e ka nisur ofensivën tokësore, por se operacioni brenda Gazës po bëhet me qëllim të parapërgatitjes për sulmin tokësor. Ndërkohë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar me shumicë votash një rezolutë të propozuar nga vendet arabe që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Lindjen e Mesme. Por Izraeli dhe SHBA votuan kundër pasi thonë se nga një armëpushim në këto momente do të përfitonte vetëm Hamasi.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit publikuan një video që tregonte se forcat e saj tokësore po vepronin brenda Gazës.

Pamjet treguan disa tanke të rreshtuara përgjatë një fushe, krahas imazheve bardhë e zi të tankeve që manovronin mes shpërthimeve sporadike.

Videot u publikuan mëngjesin e së shtunës pasi Izraeli ndërpreu komunikimet në Rripin e Gazës përmes bombardimeve dhe zjarrit të artilerisë.

Shpërthimet nga sulmet e vazhdueshme ajrore gjatë natës mbi qytetin e Gazës vazhduan për orë të tëra. Ushtria izraelite thotë se po zgjeron operacionet tokësore në enklavën e kontrolluar nga grupi militant palestinez, Hamas.

“Forcat janë ende në terren dhe po vazhdojnë luftën. Gjatë aktivitetit të kryer gjatë natës nuk ka pasur viktima mes forcave tona. Ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje të mëdha për të mbrojtur trupat me sulme të fuqishme ajrore”, thotë zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.

Familjet e mbi 220 izraelitëve të rrëmbyer ndezën qirinj në Tel Aviv dhe protestuan ndaj përpjekjeve të dështuara deri më tani të qeverisë izraelite për t’i liruar ata.

Ne jemi sot këtu sepse ushtria kreu sulm brenda territorit të Gazës dhe askush nuk po flet me ne. Ne duam përgjigje. Duam t’i bëjmë pyetje qeverisë. Kemi frikë për pengjet tona. Familjen tonë. Ne duam t’i sjellim ata në shtëpi gjallë”, thotë 32 vjeçari Noam Bennum, i cili ishte aty në mbështetje të një shoku të zhdukur, 21-vjeçarit Jonathan Samerano.

Nuk mund të pres më. Dua djalin në shtëpi. Dua të di për misionin nga kryeministri dhe ministri i mbrojtjes. Duhet të bëjmë shumë presion. Ky është qëllimi kryesor që duhet të bëjmë dhe kemi nevojë për përgjigje tani. Unë po ju them se nuk mund të presim më”, thotë Shai Wenktert, babai i një prej pengjeve të marrë nga Hamasi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...