26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kam një fëmijë me Besianin”,Gjykata lë në fuqi masën “arrest shtepie” për Ish-Drejtoresha e Kadastrës së Durrësit,

Sot, Rajmonda Dashi, ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, është paraqitur para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ajo është akuzuar nga SPAK për ndihmë në arrestimin e dy vëllezërve, Besian dhe Leonard Rama, të cilët janë të akuzuar për pastrim të parave dhe janë të arrestuar në Belgjikë.

Në gjyq, Dashi ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë shkelje në detyrë dhe ka mohuar akuzat. Ajo ka theksuar se njeh vëllain Besian dhe se kishte një marrëdhënie personale me të, përfshirë një raport intim. Po ashtu, ka bërë të ditur se ka një fëmijë nga ky raport, ndonëse Besiani nuk e njeh si atësinë e fëmijës. Ky rast është një prej atyre që tashmë është nën hetim të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe është në pritje të zhvillimeve të mëtejshme të procesit gjyqësor.

Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtepie” megjithëse është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kërkuan një tjetër masë duke marrë parasysh edhe kushtet e saj.

Në fuqi u la edhe masa arrest me burg për Ardian Malasin, i cili ka pretenduar se akuza nuk qëndron, ndërsa ka pranuar se ka blerë nje apartament nga dy vellezërit te ish stacioni i trenit, të cilin ia ka shitur Rajmonda Dashit.

Edhe për dy vëllezërit Besian dhe Leonard Ramaj gjykata vendosi arrest në burg.

Sipas SPAK, Rajmonda Dashi së bashku me Ardian Malasin, tashmë të arrestuar, dyshohen se kanë ndihmuar dy vëllezërit Besian dhe Leonard Rama të pastrojnë paratë që si burim kane aktivitetin e trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...