9.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Vlorë/ Shiste kanabis dhe vidhte pajisje elektronike, arrestohet 18-vjeçari

Policia e Vlorës ka zbatuar një operacion të koduar “Tempulli” dhe ka arrestuar një 18-vjeçar me inicialet A.S., i cili është banues në fshatin Beshihtë, për shpërndarjen e dozave të kanabisit në afërsi të shkollave të qytetit të Vlorës. Gjatë këtij operacioni, policia ka bërë një kontroll në banesën e tij dhe ka sekuestruar 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 thikë, si dhe pajisje elektronike (laptopë dhe celularë).

Përveç arrestimit të 18-vjeçarit, Prokuroria ka nisur një procedim penal për tre shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë dijeni për veprat penale të A.S., por nuk kanë kallëzuar atë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.

Kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që shiste dozat e kanabisit, vidhte pajisje elektronike dhe posedonte armë zjarri, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Sekuestrohen doza kanabisi të gatshme për shitje, 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti dhe dhjetëra pajisje elektronike të dyshuara të vjedhura (laptopë dhe aparate celulare).

Procedohen penalisht për moskallëzim krimi, 3 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve fshihte në banesë, sende të vjedhura nga 18-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet dhe kryente vjedhje në dyqane me pajisje elektronike, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit, u kap dhe u arrestua shtetasi A. S., 18 vjeç, banues në fshatin Beshishtë, Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilën ky shtetas e ndante në doza dhe më pas i shiste në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Gjithashtu, në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 1 mjet prerës (thikë), si dhe dhjetëra pajisje elektronike (laptopë dhe celularë), të cilat dyshohet se i ka vjedhur më parë, në dyqane të ndryshme, në qytet.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti sende të tjera të dyshuara të vjedhura nga 18-vjeçari i arrestuar, një sasi fishekësh luftarak si dhe një përforcues grushti. Procedimi në gjendje të lirë nisi edhe për shtetasit K. D., 25 vjeç dhe R. B., 21 vjeç, pasi bashkë me 17-vjeçarin, kanë qenë në dijeni të veprimtarive kriminale të shtetasit A.S., por nuk kanë kallëzuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...