31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Komisioni e Ligjeve/ Balla propozoi zgjerimin e listës së lëndëve psikotrope, me lëndë të tjera

Ministri i Brendshëm Taulant Balla propozoi zgjerimin e listës së lëndëve psikotrope, me lëndë të tjera që janë të pranishme e kanë nisur të përdoren në raste të caktuara nga të rinjtë edhe në vendin tonë.

I ftuar në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, Balla tha se duhen marrë masa parandaluese ndaj drogave sintetike, për t’i mbajtur larg të rinjve, duke e adresuar çështjen në kohë.

“Shqipëria nuk është vend prodhues apo përdorues i këtyre lëndëve. Por sasitë e kapura në raste të caktuara gjatë verës tregojnë një prirje që të rinjtë mund t’i përdorin në vijim”, tha ministri.

Ai tha se policia ka kapur bombola me lëndë të tilla, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre.

“Në kuadër të Paketës së Sigurisë në Shkolla ne kemi patur rezultate kundër shpërndarjes së narkotikëve. Por edhe më efektive do jetë nëse krijojmë barriera të forta. Të bëhemi të gjithë bashkë, të majtë, të djathtë, shumicë e pakicë, pasi shoqëria na mirëpret duke forcuar bazën ligjore”, ishte apeli i ministrit Balla në Komisionin e Shëndetësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...