Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Ditën Botërore kundër Duhanit nxjerr në pah se pasi një person ka hequr dorë nga pirja e duhanit, shëndeti fillon të përmirësohet menjëherë.
Në vetëm 20 minutash, rënia e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut bëhet e dukshme. Në 12 orë, nivelet e monoksidit të karbonit kthehen në normale, ndërsa disa javë më pas funksioni i mushkërive rritet dhe qarkullimi përmirësohet.
Përfitimet shëndetësore përfshijnë edhe zvogëlimin e rrezikut për sëmundje të rënda si goditja në tru dhe sëmundje koronare të zemrës. Kanceri i mushkërive bëhet një kërcënim shumë më i ulët pas rreth dhjetë vjetësh të heqjes dorë nga duhani.