27.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Operacioni “Tempulli”: Arrestohet në Prrenjas shtetas i dyshuar për trafikimin e kanabisit

Nga operacioni i quajtur “Tempulli”, është arrestuar në Prrenjas Maksim Kozmai, 62 vjeç. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, autoritetet zbuluan doza të dyshuara të kanabisit, sugjeruar se ai mund të kishte qenë duke ua shpërndarë në lagjet e Prrenjasit. Si pjesë e provave materiale janë sekuestruar 3 celularë dhe sasia e lëndës narkotike.

Njoftimi i policisë:

Prrenjas/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, të cilit Policia, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, i gjeti lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Dozat e lëndës narkotike, ky shtetas i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas.

Sekuestrohen lënda narkotike kanabis, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në Prrenjas, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Prrenjas, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, kanë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza.

Lënda narkotike, një shumë parash dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...