29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Trupi i Liridona Ademajt që u vra nga bashkëshorti do të rivarroset sot në fshatin e saj të lindjes

Trupi i Liridona Ademaj, e cila humbi jetën tragjikisht, do të prehet sot në varrezat e fshatit Rracaj, komuna e Gjakovës, aty ku ajo edhe lindi. Pas kërkesës së familjes së saj, autoritetet kanë pranuar zhvarrosjen e saj nga varrezat në fshatin e lindjes së burrit të saj.

Familjarët e të ndjerës kishin paraqitur një kërkesë zyrtare për prokurorinë Besa Limani për të lejuar zhvarrosjen dhe rivarrimin e Liridonës pranë fshatit Rracaj.

Ndërkaq, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit.

Bashkëshorti i viktimës, i akuzuar për urdhërimin e ekzekutimit, përballet me akuza për “Vrasje të Rëndë të Kryer në Bashkëpunim”. Granit Pllava, ekzekutori, akuzohet për “Vrasje të Rëndë dhe Armëmbajtje pa Leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla akuzohet për “Marrëveshje për të Kryer një Vrasje të Rëndë”.

Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit pas një seance dëgjimore të mbajtur dje, të cilën e karakterizoi mbyllja për median dhe mbajtja pa praninë e publikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...