29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

‘ I zi autori dhe i zi edhe ligji’, Bardhi për propozimin e ligjit nga PS

Partia Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë ka paraqitur një projektligj me ndryshimet e reja në ligjin për komisionet hetimore. Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka theksuar se ky ligj synon të qartësojë balancën midis legjislativit dhe organeve të drejtësisë, duke përcaktuar në mënyrë të qartë rastet kur do të themelohet një komision hetimor.

Ndërkaq, lideri i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duke u pyetur nga gazetarët për propozimin e ri, ka shprehur kritikat e tij. Ai ka karakterizuar ligjin si “i zi”, duke e lidhur këtë vlerësim me personën që e ka hartuar atë.

“Shiko të zonjën që e ka propozuar dhe ligjin, e zezë është zonja, i zi është dhe ligji. Vetëm Ermonela Felaj mund ta propozonte një ligj të tillë që në thelb nuk është ligji i Kushtetutës, por i urrejtjes. Për sa i përket të drejtës sonë për ngritjen e komisioneve hetimore është antikushtetues dhe anti-parimore. Shiko autoren e projektligji dhe ligjin. I zi autori dhe i zi edhe ligji.

Ky debat ka theksuar ndarjen e thellë politike në lidhje me reformën e ligjit hetimor dhe ka sjellë përfundime të kritikuara nga ana e opozitës ndaj iniciativave të qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...