22.6 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Pandemia zgjeroi deficitet buxhetore/ Shqipëria mes vendeve me rritje të lartë

Në të gjithë botën deficitet buxhetore të qeverive u rriten gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e krizës pandemike. Sipas të dhënave të Eurostat, në vitin 2020, deficiti buxhetor në zonës së euros ashtu edhe i BE u rrit ndjeshëm duke shkuar në 7.2% e PBB-së nga 0.5% për qind e që ishte me 2009. Edhe Shqipëria si një nga vendet më të varfra të Europës përjetoi një zgjerim të deficit buxhetor me 7% të PBB-se një nga nivelet më të larta Europiane.

Në zonën e euros, raporti i borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u rrit nga 83.9% në fund të vitit 2019 në 98.0% në fundin e vitit 2020, dhe në BE borxhi publik shënoi nga 77.5% në 2019 në 90.7% më 2020. Në Shqipëri rritja e borxhit gjatë pandemisë ishte gjithashtu e lartë me 11.6 pikë përqindje, duke arritur në fund të vitit 2020 në 77.8 për qind nga 66.2 për qind që kishte arritur treguesi në fund të vitit 2019.

Në të gjithë Europën shtetet raportuan zgjerim të deficiteve buxhetore. Deficitet më të larta u regjistruan në Spanjë (-11.0%), Maltë (-10.1%), Greqi (-9.7%), Itali (-9.5%), Belgjikë (-9.4%), Francë dhe Rumani (të dy -9.2%), Austria (-8.9%), Sllovenia (-8,4%), Hungaria (-8,1%), Kroacia dhe Lituania (të dyja -7,4%) dhe Polonia (-7,0%), Shqipëria (- 7%).

Të gjithë shtetet anëtare, përveç Danimarkës (-1.1%), kishte deficite më të larta se 3% të PBB-së. Në të kundërt në fund të vitit 2020, raportet më të ulëta të borxhit të qeverisë ndaj PBB-së u regjistruan në Estoni (18.2%), Luksemburg (24.9%), Bullgari (25.0%), Çeki (38.1%) dhe Suedi (39.9%).

Katërmbëdhjetë shtete anëtare i kishin raportet e borxhit më të larta se 60% të PBB-së. Edhe Shqipëria e kishte borxhin publik 17.5 pikë përqindje më shumë se ky kufi. Borxhi publik shënoi nivele të larta në Greqi (205.6%), Itali (155.8%), Portugali (133.6%), Spanja (120.0%), Qipro (118.2%), Franca (115.7%) dhe Belgjika (114.1%).

Në vitin 2020, shpenzimet e qeverive në zonën e euros ishin ekuivalente me 54.1% të PBB-së dhe të ardhurat ishin mesatarisht në nivelin për 46.8% e PBB-së.

Kudo në Europë shpenzimet u rriten me ritme më të larta se të ardhurat, duke u bërë shkak për zgjerimin e deficiteve buxhetore.

Shqipëria e ka kaluar pragun ku borxhi publik duhet t’i shërbente rritjes ekonomike dhe tani, në dekadën e katërt të tranzicionit, rritja ekonomike do të vihet në dispozicion të shlyerjes së borxhit. Ngjarjet e pazakonta, tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19 e çuan borxhin në 77.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020.

Duke shtuar faturën e detyrimeve të prapambetura dhe borxhin e papërllogaritur të financimit të koncesioneve treguesi real shkon në mbi 84% të PBB-së. Në një kohë që hapësira fiskale prej nivelit të lartë të taksave është konsumuar dhe Shqipëria nuk po nxit një model ekonomik të orientuar nga produktiviteti, borxhi do të shndërrohet në një barrë të rëndë për rritjen e ekonomike, kapitalin e punës, investimet dhe kapitalin njerëzor. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 10 vitet e fundit, borxhi është rritur me ritme shumë të larta se ekonomia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...