34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Kryeministri Rama nis diten e fundit të fushatës elektorale me një dokumentar për veten/ “Për çmimin e suksesit, ‘gjak, djersë dhe lot’

Ditën e fundit të fushatës zgjedhore për 25 prillin kryeministri Edi Rama e ka nisur me një dokumentar për veten. Një dokumentar që tregon shumë për aktivitetin politik të Edi Ramës duke nisur nga detyra e tij e parë si Ministër Kulture. Brenda këtij filmi të shkurtër jepen momentet më pikante që shënuan karrierën e kryeministrit. Nuk mungon as atentati ndaj Ramës si kryebashkiak, prishjet e ndërtimeve pa leje, transformimi i kryeqytetit, debatet, akuzat për kundërshtarët politikë etj.

Në një vend Rama përmend shprehjen e famshme të Ëinston Churchill.
“Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Ëinston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot”, shprehet Rama.

Teksa më vonë, në një intervistë tjetër, ai deklaroi se “për të më larguar mua nga objektivat elektorale, nga objektivat e punës sime dhe nga vullneti për t’i shërbyer qytetarëve duhet të më largojnë fare, të mos ekzistoj”.

Nuk mungon në dokumentar dhe dëshmia e bashkëshortes së tij Linda Rama për ngjarjet dhe planin për eliminimin e tij.
“Më 28 janar u caktua për t’u bërë protesta homazh dhe vetëm një ditë më parë në mbrëmje Edi u njoftua në mbrëmje nga agjenci serioze që kishte një plan për eliminimin fizik të tij. Shqetësimi real dhe i madh në diskutimet tona ishte rreziku i provokimit të një gjëje të rëndë në një masë shumë të madhe njerëzish që parashikonin të vinin në këtë protestë dhe Edi mori vendimin që protesta në asnjë lloj rasti nuk mund të anulohej sepse nëse do anulohej do instalohej frika. E tha shumë qartë që jeta ime nuk ka kurrfarë vlere para atyre që mbetën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, tha Linda Rama.

Më pas aktiviteti i Edi Ramës vijon si kryeministër. Ndalet tek çaste të vështira si tërmeti i 26 nëntorit.

“Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”, thotë Rama.

Pjesë e dokumentari është dhe procesi i rindërtimit apo vaksinimi, fushata për mandatin e tretë. “Një për të gjithë dhe të gjithë për një, si një familje, të bashkuar, për Shqipërinë”, shprehet ai.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...