18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Kryeministri Edi Rama flet për ngjarjen e rëndë në Elbasan

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinion’ ka folur për ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person, si dhe për rastin e Maqellarës ku u bllokua një makinë me lekë.

Rama nuk i kursehu akuzat për PD-në, ndërsa tha se ajo ka larë duart me gjak.

“Kanë vrarë një njeri, kanë plagosur një punonjëse policie, me pretendimin se po blihej vota. Kjo skenë, e gjithë kjo është një tjetër arsye se pse shqiptarët në 25 prill duhet të votojnë masivisht për PS. Kjo është skenë e tmerrshme. Këtu fatmirësisht nuk ka viktima (Në Maqellarë). Preshi po, e sqaron policia dhe prokuroria, jo këta. Që bëjnë Shqipërinë të duket si një vend që kanë ardhur ‘hutut’ zulutë’. Këto skena Shqipëria i ka parë shumë kohë më parë. Po rikthehen nga PD. Unë po përgjigjem. Ku i njeh ti ata njerëz që kanë qenë në makinë. Akuzat që ngrihen janë pjesë e të njëjtës strategji që vazhdon për të ndotur maksimalisht procesin dhe PS. Ata që bëjnë akuzat i kanë duart me gjak. I kanë marrë jetën një njeriu dhe kanë plagosur një punonjëse policie. Ftoj qytetarët nëse skena, nëse grupi paramilitarë do të ishte i PS dhe Balla do të mbante fjalim para viktimës. Sapo policia është lajmëruar ka shkuar në vendin e ngjarjes, për Dibrën. Personat janë ndaluar dhe janë në prokurori. Gjyqin ia bën drejtësia.”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...