18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Basha: Kam një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për administratën publike, mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin

I ftuar në Open në Top Channel kreu i PD, Lulzim Basha  iu drejtua me një mesazh adiministratës publike teksa i kërkoi të mos kenë frikë por të dalin masivisht të votojnë për ndryshimin.

“Edhe njëherë thirrja që kam është mos e dyshoni. Do të jetë fitorja më e thellë sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme. Ndaj pjesëmarrja masive me votë me 25 prill është garancia më e madhe. Dhe thirrja ime meqë jemi në një televizion, i cili shikohet në veçanti, i drejtohemi një audience të veçantë nga interesi i madh i administratës të cilët e ndjekin me ankth 25 prillin dhe kanë qenë subjekti 2-3 lëvizjeve të fundit të cilat po kështu tregojnë ankthin e humbjes me 25 prill. Presion për të çuar karta identiteti, numra telefoni për të identifikuar votues, presion me vendin e punës, presion për të mos shkuar për të votuar e atyre që dyshohen se do të votojnë kundër, presion se po të vijë Partia Demokratike do t’i heqë nga puna.

Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për tre gjithë punonjësit e administratës, për të gjithë nëpunësit publik, punonjësit e ndershëm të policisë së shtetit, policisë së burgjeve, forcave të armatosura, mjekët, infermierët, mësuesit, nga sanitarët të çdo nëpunës i çdo rangu, nga ata që marrin ato rroga 400, 500, 600, 800 mijë lekë dhe shohin shefat e tyre që me një dorë vjedhin 400 mijë euro, ministrat 4 milion dhe kreun e piramidës në krye të babëzisë, mos kini asnjë frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin. I vetmi ndryshim më 25 prill që do të votoni, është largimi i atyre që ju kanë përdorur si skllevër dhe kthimi i dinjitetit, i qetësisë dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve.”-tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...