25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Shqipëria në kërkim të kualifikimit Olimpik për peshngritjen, mediat Italiane shfaqin skepticizëm

Një artikull i medias italiane “OA, Il tempio dello Sport” ka nxjerrë në pah skeptizmin rreth shansit të kualifikimit të shtangës shqiptare në Olimpiadën e Parisit. Edhe pse sportistët shqiptarë Erkand Qerimaj dhe Briken Calja kanë paraqitur paraqitje të mira në Turneun botëror të Katarit, media italiane thekson se pesha ku garuan, 81 kg, nuk është peshë olimpike. Artikulli argumenton se, megjithatë, pikët e fituara mund të konvertohen për t’i mundësuar sportistëve shqiptarë kualifikimin, por ata nuk shfaqen në listën e top-15 sportistëve më të mirë për këtë peshë sipas mediave italiane.

Media italiane specifikon peshat dhe numrin e sportistëve që sigurojnë kualifikimin, duke iu referuar renditjes globale. Ndërkohë, media shqiptare e ka njoftuar publikun se sportisti Briken Calja ka arritur vendin e tretë në stilin e shkëputjes në kampionatin botëror në Doha, duke shpresuar që ai ka siguruar pikët për kualifikim olimpik.

Megjithatë, media italiane vë në dyshim shanset e sportistëve shqiptarë duke theksuar se ata nuk shfaqen në listat e kualifikimeve olimpike dhe duke argumentuar se sportistët duhet të zbresin në peshë 73 kg për të pasuar standardet olimpike. Shqetësimi më i madh vjen nga fakti që sportistët shqiptarë kanë garuar në peshën 81 kg, e cila nuk njihet si peshë olimpike. Artikulli përfundon duke theksuar se shqiptarët duhet të zbresin në peshë 73 kg për të pasuar shanset e kualifikimit, por ky proces shoqërohet me vështirësi dhe mund të ndikojë në rezultatin e tyre.

E vërteta e sportistëve tanë kuqezinj

Peshat e pretenduara nga sportistët tanë janë ose 73 kg, ose 89 kg. Por kuqezinjtë nuk kanë garuar në këto pesha, por në peshën 81 kg, e cila nuk njihet si peshë olimpike. Në rrethana të tilla, do të duhet që rezultatet në këtë peshë të konvertohen në pikë për peshën 89 kg, sepse kështu thotë rregullorja, për pasojë shanset që tanët të kapin normën olimpike nëpërmjet rezultateve janë të pakta. Po sa janë shanset reale të kualifikimit? E vërteta është se ka edhe dy gara me vlerë kualifikuese, në shkurt dhe në prill. Por nga kontakti me një specialist të fushës mësojmë se sportistët, duhet të zbresin në peshën trupore 73 kg, sepse vetëm aty mund të marrin më të mirën. Por kjo rrit vështirësinë pasi rënia në peshë shoqërohet pashmangshmërisht me rënie të rezultatit. Edhe momentalisht në 81 kg, sportistët janë në minimumin e rezultateve të tyre. Gjithsesi, shpresa është tek krahët e vetë sportistëve. Si Calja dhe Qerimaj do të përpiqen të bëjnë krenarë veten dhe kombin, duke tentuar gjithçka për gjithçka në garat e shkurtit dhe të prillit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...