28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Shqipëria rikthen 20 ikona të sekuestruara që i përkasin Maqedonisë së Veriut

Pas një punë 10-vjeçare, Shqipëria ka rikthyer 20 ikona të sekuestruara që u përkisnin kishave dhe manastireve të Maqedonisë së Veriut. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar dhe përfshiu një akt simbolik dorëzimi midis ministrave të Kulturës të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ikona kthyen në shekujin XVII-XIX dhe ishin sekuestruar në vitin 2013. Ministra e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, shprehu kënaqësinë për arritjen e këtij momenti, duke theksuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar. Nga ana tjetër, ministra e Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Bisera Kostadinovska Stojchevska, e vlerësoi aktin historik si një shenjë miqësie dhe respekti ndaj pasurisë kulturore maqedonase. Ky rikthim vjen pas një rrugëtimi të gjatë dhe është pjesë e përpjekjeve për luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ikonat dhe aksioni në 2013

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, fillesa e kësaj dite është aksioni i vitit 2013, kur Policia e Shtetit sekuestroi 476 vepra të dyshuara si trashëgimi kulturore dhe hapi procedimin penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Me përfundimin e veprimeve hetimore dhe vendimet e formës së prerë në të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, Ministria e Kulturës ngriti menjëherë një grup pune për vlerësimin dhe kategorizimin e objekteve trashëgimi kulturore, tashmë të kaluara në pronësi të shtetit shqiptar.

Në vitin 2018 Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut në mbështetje të dispozitave të Konventës së UNESCO-s të 14 Nëntorit 1970 “Mbi mjetet e ndalimit dhe parandalimin e transportit ilegal, eksportin dhe transferimin e Pronësisë së Pasurisë Kulturore”, ngriti pretendimin për pronësinë e disa prej objekteve të sekuestruara. Raporti përfundimtar i grupit të punës konkludoi se ikonat e pretenduara nga Republika e Maqedonisë së Veriut përputhen me ikonat e sekuestruara gjatë aksionit të vitit 2013, subjekte të zbatimit të dispozitave të Konventës së UNESCO-s, 1970. Bëhej fjalë për 20 të tilla. Në 12 korrik 2021, gjatë takimit dypalësh të ministrave të Kulturës së qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe qeverisë së Shqipërisë, homologu nga Maqedonia e Veriut parashtroi kërkesën që palët të dakordësojnë një marrëveshje për rikthimin e ikonave të trafikuara në territorin shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...