8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Gjykata e Hagës merr vendimin për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që paraburgimi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli, të vazhdojë. Vendimi është marrë nga gjykatësi Charles L.Smith, i cili ka vlerësuar se ekziston një rrezik i madh që Thaçi dhe Veseli të pengojnë mbarëvajtjen e procedurave gjyqësore dhe mund të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së.

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzat ndaj tyre për pretenduar krime lufte. Ata po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Thaçi, Veseli, si dhe të tjerët të përfshirë në këtë çështje janë shpallur të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë. Çështja vazhdon të jetë e ndjekur ngushtë nga opinioni publik dhe komuniteti ndërkombëtar.

‘Ekziston një rrezik i madh që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të DHS’ dhe ai mund të kryejë ‘krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova’, thuhet ndër tjerash në vendim.

Edhe në vendimin për Veselin, thuhet se ‘paneli është i bindur se ekziston rrezik se z. Veseli do të pengonte mbarëvajtjen e procedurave të DHS dhe se do të kryente krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten’.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...