27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Drejtori i burgut të Peqinit zbardh detaje të reja nga vrasja: Ja negociatat që çuan në dorëzimin e Sokol Mjacajt

Dosja hetimore lidhur me dëshminë e dhënë nga drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha, për vrasjen e kryer nga i dënuari përjetë Sokol Mjacaj është siguruar. Hoxha ka treguar se pas vrasjes së Arben Lleshit dhe plagosjes së Indrit Shaqjan, Mjacaj ka kërkuar të takonte prokurorin dhe është prangosur vetë pas një negociate të gjatë.

Drejtori i burgut ka përcaktuar se Mjacaj kishte mbyllur derën nga brenda në ambientin ku kryheshin takimet familjare. Mbas një komunikimi të gjatë dhe pas përfshirjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Mjacaj iu dorëzua duke i lënë prangat në tokë dhe duke lënë armën mbrapa.

Dosja gjithashtu përmendet që procesi i akomodimit të të dënuarve në dhomat e tyre bëhet nëpërmjet një procedurë standarde. Drejtori i Burgut tregon se Mjacaj ishte pjesë e sektorit të sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor për çështjen e tij.

Pjesë nga dosja hetimore në lidhje me dëshminë e Kamber Hoxhës

“Pas kësaj u futa në ambientet e brendshme midis dy godinave të akomodimit të dënuarve dhe ka shkuar tek vendi ku ishte i vendosur i burgosuri Sokol Mjacaj. Objekti ishte ku bëhen takimet e familjarëve dhe kishte mbyllur derën nga brenda dhe po qëndronte aty. Mësova nga punonjësit e policisë të planizuar në ajrosje dhe takimet me familjarët se i dënuari Sokol Mjacaj, ishte tek dhoma e takimeve dhe kishte armë me vete. Afrohem tek dera dhe i burgosuri më tha që dua prokurorin se do ta dorëzoj armën. Në këto momente, i thashë një polici që të njoftonte oficerin e informacionit që të më sjellë telefonin brenda. Në orën 14:01 telefonova Drejtorin e Përgjithshëm, i cilit i raportova që kemi një ngjarje, plagosje me armë të dy bashkëvuajtësve të dënimit dhe pistoletën e ka me vete. Pastaj kam qëndruar mbrapa derës, kurse Sokoli qëndronte nga brenda derës.

E vetmja kërkesë që kishte, ishte që kërkonte prokurorin. Thoshte që nëse vjen prokurori do të dorëzoj armën dhe do t’i tregoj të gjitha. Pas shumë negociatash bashkë me drejtorin e përgjithshëm shkuam, i dhamë një palë pranga, me të cilat u prangos vetë dhe e la armën në tokë siç i thamë neve. Hapi derën dhe e shoqëruam me shërbimet e policisë. Procedura e akomodimit në dhomë të një të dënuari i cili në rastin e parë që vjen i trasferuar nga një IEVP tjetër, apo paraburgim bëhet duke u vendosur në godinën e observimit (ambientet e pritjes), ku mësohet lidhur me konfliktet, njohjen e personalitetit të tij, njohjen me vendimin nga sektorët përkatës. Më pas bëhet akomodimi në dhomë i tij, duke marrë parasysh se në sektorin e tij mos të ketë konflikte apo hasmërira.

Në të gjitha rastet që bëhet sistemimi i të dënuarve nëpër dhoma, procedura është e tillë: Propozohet nga shefi i regjimit të brendshëm, në rastin konkret në IEVP Peqin është punonjësi me gradë nënkomisar, i quajtur Vilson Shima dhe përgjegjësi sektorit Shoqëror që është shtetasi Agim Haka dhe miratohet nga shefi policisë i IEVP-së, dhe më pas konfimohet nga Drejtori IEVP-së. I dënuari Sokol Mjacaj është në sektorin e sigurisë së lartë për shkak të vendimit gjyqësor ku caktimi i sigurisë vendoset me vendim gjykate.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...