22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Bashkia e Tiranës dhe Organizata Gjermane “Help” ndihmojnë 23 fermerë të Petrelës me mini-grante bujqësore

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me organizatën gjermane “Help”, ka ndihmuar 23 fermerë nga zona e Petrelës me grante bujqësore në formë makinerish. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, morën pjesë në një takim me fermerët, ku u shprehën për rëndësinë e projektit për përmirësimin e qëndrueshmërisë ekonomike të fermave dhe bizneseve të vogla rurale. Fermerët përfituan nga centrifugat e mjaltit, shkundëset e ullirit, krasitëset, dhe pajisjet tjera bujqësore.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se kjo është një dhuratë që do të sjellë përfitime të vazhdueshme për zonën, duke krijuar më shumë punësim dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik.

“Jo vetëm për patriotizëm, por edhe për efekt ekonomik, shumë prej restoranteve, dyqaneve, supermarketeve, do duhet të kuptojnë se çfarë vlere ka produkti ‘Made in Albania’ apo ‘Made in Tirana’. Ajo që ndodh shpesh është se vijnë delegacione të huaja dhe pyetja e parë që bëjnë është: “A ke produkte vendi?”. Ndaj, si për efekt ekonomik, turizëm dhe për të promovuar vlerat tona, do të doja që ky të ishte një vit kur ne e maksimizojmë këtë energji dhe këtë ekonomi. Forcimi lekut do të thotë se ka ardhur aq shumë valutë e huaj dhe leku është bërë aq i kërkuar në treg, saqë ky është një lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë. Unë besoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi maksimalisht, si kurrë më përpara, për të thënë se ky është momenti ynë”, theksoi Velia

Ambasadori Bergner shprehu gëzimin e tij që projekti ka sjellë ndihmë të shpejtë dhe tha se ndihma e Bashkisë dhe e organizatës “Help” është e rëndësishme për krijimin e një baze të qëndrueshme jetësore për fermerët. Ky program grantesh po implementohet në kuadër të mbështetjes së njësive administrative rurale për të përmirësuar sektorin bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale në Tiranë.

“Ne duam të ndihmojmë fermerët që të krijojnë bazën e tyre të jetës. Në shumë raste, ajo që ju nevojitet është një ndihmë e shpejtë, prandaj jam shumë i lumtur që kemi disa agjenci zbatuese si “Help”. Vetëm ne, apo vetëm Bashkia e Tiranës, nuk i realizon dot këto gjëra. Jam shumë i lumtur që patëm këtë mundësi. Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës, por edhe Agjencinë e Mbështetjes Rurale. Shumë gjëra duhen bërë sa më afër njerëzve dhe kjo është më e mira. Ne jemi para Krishtlindjes, jemi në këtë kohën kur dhurojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin”, tha ambasadori Bergner.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...