14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Video/ 35 Persona të asfiksuar nga zjarri në ndërtesën 12-katëshe në Lushnjë, Ministria e Shëndetësisë viziton të lënduarit

Në ndjekje të zhvillimeve pas zjarrit në qendrën tregtare “Metropol” në Lushnjë, raportohet se 35 persona janë ndëruar nga tymi dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Në këtë grup përfshihen dy fëmijë dhe katër zjarrfikës. Zjarrfikësit kanë asfiksuar ndërsa po përpjekeshin të shpëtonin njerëzit e bllokuar në ndërtesë. Gjendja e të gjithë personave të transportuar në spital është e qëndrueshme, jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka vizituar personat në spitalin e Lushnjës për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore. Ajo ka konfirmuar se të gjithë personat që po trajtohen në spital ndodhen në gjendje stabile, duke shprehur lehtësim për faktin që ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu në spitalin e Lushnjes viziton personat që po marrin ndihmën mjekësore. Aktualisht, 35 persona ndodhen në urgjencën e spitalin e Lushnjës, 4 prej të cilëve janë punonjës zjarrfikës. Fatmirësisht personat që po trajtohen në spital janë në gjendje stabël, jashtë rrezikut për jetën”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Sapo kemi vizituar të gjithë qytetarët që iu drejtuan spitalit në Lushnje. Janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë një pune të ekipit të mjekëve. Çdo gjë është nën kontroll, gjendja paraqitet e qetë, qytetarët kanë marrë mjekimet e nevojshme dhe për momentin nuk kanë asnjë shqetësim.
Situata është nën kontroll. Janë evakuuar të gjithë banorët dhe janë forcat e RENEA-s që po kontrollojnë kat më kat. Nga informacionet që kam, të gjithë janë të evakuuar dhe policia e zjarrfikëset janë aty për të vënë situatën nën kontroll”, u shpreh ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...