14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë: Të dhënat e sistemit të pa prekura

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar një ditë pas sulmit kibernetik nga hakerat iranianë ndaj faqes zyrtare të këtij institucioni. Në reagim thuhet se ka pasur tentativë për fshirje të të dhënave, por Kuvendi siguron se nuk janë prekur të dhënat në sistem. Ekspertët janë angazhuar për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm, dhe puna vazhdon për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë. Dalja LIVE e shërbimeve do të kërkojë kohë, ndërsa kontrollohen të gjitha detajet në përpjekje për të siguruar sigurinë e sistemit.

Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tedi Blushi: Meta në gjendje të mirë shëndetësore, akuzat janë të stisura

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë...

Forbes 2026: Elon Musk kryeson listën e miliarderëve botërorë me 839 miliardë dollarë

0
Sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista Forbes, lista e miliarderëve globalë për vitin 2026 vijon të dominohet nga figurat kryesore të...

Dosja e SKY ECC: Vëllezërit Pepa planifikuan pengmarrje pas ‘zhdukjes’ së 4 milionë eurove...

0
Detaje të reja nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij zbardhin skema të dyshuara financiare dhe...

“Spiropali po artikulohet me kujdes” – Bledian Koka: Ka sinjale për zhvillime të reja...

0
Gazetari Bledian Koka, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar deklaratat e fundit të Elisa Spiropalit dhe dinamikat brenda Partisë Socialiste, duke i...

“Asnjë problem me asnjë kandidat” – Kurti: LDK të sjellë 1 emër me 15...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka asnjë kundërshtim ndaj cilitdo kandidat që mund të propozojë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),...