21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Bie në pranga 49-vjeçari në Pukë, ja akuzat që rëndojnë mbi të

Policia e Pukës ka arrestuar sot shtetasin Kastriot Gega, i cili ishte dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Apelit Shkodër për kultivim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi i gjykatës është datuar më 17 shtator 2018, dhe ai është dënuar për bashkëpunim në kultivimin e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa. Operacioni për arrestimin e tij u bë në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”. Kastriot Gega është kapur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, dhe materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për hetim të mëtejshëm.

Pukë/Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajte pa leje.

Operacioni për kapjen e tij, nga Komisariati i Policisë Pukë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë.

Në zbatim të planit të masave të hatuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, pas informacioneve të siguruara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Kultivimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

Kastriot Gega, 49 vjeç, banues në Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 17.09.2018, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, pasi ka rezultuar bashkëpunëtor në kultivimim e 3280 bimëve narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...