22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Presidenti Zelenski: Nuk ka shanse për paqe me Putin, kërkojmë më shumë ndihmë nga perëndimi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, ka reafirmuar se nuk ka shanse për paqe me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin. Në një intervistë për televizionin britanik Channel 4, Zelenski tha se Putin dëshiron të përvetësojë Ukrainën përmes luftës. Ai bëri thirrje për më shumë ndihmë nga perëndimi dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme. Zelenski akuzoi udhëheqjen ruse për “çmenduri” dhe paralajmëroi për mundësi të luftës në të ardhmen. Në fund të intervistës, ai ftoi ish-presidentin amerikan, Donald Trump, të vizitojë Ukrainën dhe shprehu vullnetin për të dëgjuar propozim nga Trump për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit.

Pas dy vitesh luftë, pjesë të rajoneve të Ukrainës janë ende të pushtuara nga forcat ruse. Presidenti rus, Vladimir Putin, akuzon Zelenskin për mungesë interesimi për paqe dhe ka ndërprerë negociatat. Zelenski vazhdon të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për t’i përballuar sfidat në konfliktin me Rusinë.

“Ju mund të na ndihmoni më shumë që të fitojmë”, tha Zelenski duke iu referuar aleatëve perëndimorë, që kanë ofruar miliardë si ndihma për Ukrainën por edhe municion dhe armë. Ai shprehur mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme. “Ne nuk do të mbijetonim pa mbështetjen amerikane”, tha Zelenski duke iu referuar debateve në Kongresin Amerikan për ndihmat ndaj Ukrannës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë.
Zelenski paralajmëroi për luftëra të tjera

Presidenti Zelenski e akuzoi udhëheqjen ruse madje për “çmenduri” në mesazhin e tij me video, dhe paralajmëroi për luftëra të tjera në botë. “Për shkak të çmendurisë së udhëheqjes ruse, të gjitha kombet e botës duhet të përballen me një periudhë të papërcaktueshmërisë dhe të pasigurisë”, tha Zelenski. “Botës po i bëhet gjithnjë e me qartë se në horizont mund të ketë luftëra të tjera”, shkroi ai në platformën X.

Zelenski iu drejtua në intervistë edhe me një ftesë ish-presidentit amerikan, Donald Trump që synon në zgjedhjet në nëntor të rizgjidhet, të vizitojë Ukrainën. “Ju ftoj në Ukrainë, në Kiev”, tha Zelenski, dhe se ai donte të dëgjonte, se si brenda 24 orësh do të bënte që lufta të merrte fund. Në këtë pikë, Zelenski refuzoi sërish dorëzimin e territoreve ukrainase tek Rusia për të arritur paqen, sipas DPA.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...