26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rithemelimi denoncon abuzime me fonde në Ujësjellës Kanalizime Durrës

Organizata Rithemelimi ka denoncuar sot Ujësjellës Kanalizime Durrës për abuzime me fonde. Zëdhënësja e Rithemelimit, Genta Vangjeli, ka bërë një dalje për mediat nga selia blu duke bërë me dije se ish-administratori i Ujësjellës Kanalizime Durrës, Spartak Kovaçi, ka shpërdoruar 30 milionë euro para publike, duke iu përkujdesur konkretisht kompanisë “ADRIATIK” shpk, në të cilën ka pjesëmarrje të babait të tij, Petrit Kovaçi, me 50% të aksioneve.

Sipas Rithemelimit, Spartak Kovaçi ka kryer këtë abuzim në periudhën nga 16 Tetor 2013 deri më 31 Gusht 2022. Kompania “ADRIATIK” shpk ka përfituar mbi 30 milionë euro nga kontratat publike të fituara me UKT Tiranë, Bashkinë e Durrësit, Bashkinë e Pogradecit dhe Agjencinë Shtetërore të Prokurimeve të Përqendruara.

Rithemelimi e akuzon Spartak Kovaçin për shkelje të ligjit në lidhje me konfliktin e hapur të interesit, duke kërkuar hetimin dhe ndëshkimin e tij sipas ligjit.

Ish-administratori i UKT-së Durrës Spartak Kova?i ka përfunduar 30 milionë euro para publike, që iu përkasin shqiptarëve.

Spartak Kova?i ka mbajtur detyrën e administratorit të UKT Durrës nga 16 Tetor 2013 deri 31 Gusht 2022. Kompania “ADRIATIK” shpk, ka si bashkëpronar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve.

Ky është dhe babai i Spartak Kovaçit. Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij pra ADRIATIK shpk ka përfituar mbi 30 milion euro me kontrata publike konkretisht nga:

UKT Tirane, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara ndër të cilat spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt :

REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN URBANE TË QYTETIT TË DURRËSIT FAZA I (Programi i Rindërtimit) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit.

UKT Tiranë qeras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro.

UKT Pogradec qeras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro.

Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëve jo pak por mbi 30 milion euro.

Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshtim me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...